Hyrje

Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (në vijim “LDI”), Autoriteti Publik (Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar ASCAP), publikon Programin e Transparencës (në vijim “PT”) të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, publikon informacion sipas veprimtarisë së saj funksionale, si dhe do të rishikojë e përditësojë PT në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive.

Në PT të ASCAP janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit ASCAP vlerëson nëse ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.

Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar.

Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar mban parasysh interesin e publikut, si dhe të mundësojnë aksesimin lehtësisht në informacionin publik.

 

  • Funksionet dhe detyrat e ASCAP 

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar ka përgjegjësi të:

  1. a) organizojë punën për vlerësimin e performancës së sistemit arsimor parauniversitar, publik dhe privat;
  2. b) organizojë zhvillimin profesional dhe kualifikimin e punonjësve arsimorë, publikë dhe privatë;
  3. c) monitorojë sigurimin e cilësisë dhe vlerësimin e institucioneve të arsimit parauniversitar, publik dhe privat, si dhe programet e tyre mësimore;

ç) sigurojë zhvillimin e kurrikulës në arsimin parauniversitar, publik dhe privat

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar kryen detyrat, si më poshtë vijon:

  1. a) vlerëson performancën e sistemit arsimor parauniversitar, efektshmërinë dhe efiçencën e masave si dhe përmbushjen e objektivave;
  2. b) vlerëson mënyrën e organizimit e të funksionimit të sistemit arsimor parauniversitar dhe merr masat e nevojshme në rast mbivendosjeje funksionesh apo mungese ekzekutimi të detyrave funksionale nga institucionet përgjegjëse;
  3. c) vlerëson si ndërlidhen, koordinohen apo ndërveprojnë institucionet e sistemit arsimor parauniversitar me njëri-tjetrin, duke garantuar nivelin e duhur të integrimit për sigurimin e arsimit parauniversitar cilësor;

ç) kryen analiza të ndryshme mbi bazën qendrore e të integruar të të dhënave të sistemit të arsimit parauniversitar dhe shpërndan informacionin;

  1. d) harton dhe i propozon ministrit për miratim standarde, protokolle, rregulla për ofrimin e shërbimeve arsimore si dhe vlerëson impaktin e tyre në këto shërbime;
  2. dh) analizon, zhvillon e rishikon dokumentet si: korniza kurrikulare, programet lëndore dhe standardet, sipas fushave kurrikulare;
  3. e) harton dhe boton dokumentet kurrikulare për arsimin parauniversitar si dhe materiale mbështetëse për zbatimin e kurrikulës, në nivel kombëtar;

ë) harton, analizon dhe rishikon standardet e zhvillimit profesional të mësuesve dhe drejtuesve të institucioneve arsimore parauniversitare; vlerëson nevojat për zhvillim profesional, programet kombëtare dhe materialet mbështetëse për zhvillimin profesional të punonjësve arsimorë;

  1. f) organizon zhvillimin profesional dhe menaxhon procesin e kualifikimit të punonjësve arsimorë në të gjitha nivelet e sistemit të arsimit parauniversitar, publik dhe privat;
  2. g) realizon punë kërkimore-studimore, analiza periodike dhe u ofron ekspertizë strukturave politike e vendimmarrëse për politikat arsimore dhe reformat në fushën e arsimit parauniversitar; gj) ofron këshillim për institucionet arsimore parauniversitare të të gjitha niveleve në fushat e përmbajtjes kurrikulare, të didaktikës dhe përdorimit të teknologjive moderne në mësimdhënie, si dhe në drejtimin e menaxhimin e shkollës dhe arsimit në tërësi;
  3. h) vlerëson, mbi bazë risku, veprimtarinë e institucionit përgjegjës për ofrimin e shërbimeve të arsimit parauniversitar dhe të institucioneve arsimore publike e private të sistemit të arsimit parauniversitar, për respektimin në vazhdimësi të kushteve dhe detyrimeve për ofrimin e shërbimit cilësor, shoqëruar me lënien e detyrave /sugjerimeve/rekomandimeve për përmirësimin e elementeve të caktuara të institucioneve apo gjithë sistemit të arsimit parauniversitar, si: kurrikul, standarde dhe metodologji;
  4. i) nënshkruan marrëveshje dhe bashkëpunon me institucione të arsimit të lartë, institucione të tjera apo me organizata kombëtare dhe/ose ndërkombëtare për veprimtari apo aktivitete që lidhen me misionin e saj, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.
  • CV-të dhe pagat e nëpunësve që janë subjekt deklarimi sipas ligjit, përshkrim të procedurës së zgjedhjes, kompetencat dhe detyrat e tyre
  • CV Drejtori i Përgjithshëm

ASCAP-i drejtohet nga Drejtori i Përgjithshëm, i cili organizon dhe drejton të gjithë veprimtarinë e agjencisë dhe përgjigjet përpara ministrit.                                                                                                                   Marrëdhëniet e punës të Drejtorit të Përgjithshëm dhe të nëpunësve të ASCAP-it rregullohen në bazë të dispozitave të legjislacionit në fuqi për nëpunësin civil.

  • Procedurat dhe mekanizmat për të bërë kërkesë dhe ankesë që lidhen me veprimet ose mosveprimet e ASCAP

Paraqitja e kërkesave dhe ankesave pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar behën në përputhje më parashikimet e dispozitave të Kodit të Procedurës Administrative të Republikës së Shqipërisë.

Neni 58

Forma dhe përmbajtja e kërkesës

  1. Përveçse kur ligji parashikon një formë të caktuar, çdo kërkesë, me të cilën personat i drejtohen organit në një procedurë administrative, mund të jetë:
  2. a) në formë të shkruar;
  3. b) të deklarohet verbalisht para organit publik dhe të regjistrohet nga ky i fundit; ose
  4. c) të bëhet në çdo formë tjetër të përshtatshme.
  5. Kërkesa duhet të jetë mjaftueshëm e qartë për të përcaktuar kërkuesin dhe qëllimin e saj, përveçse kur ligji parashikon një përmbajtje të caktuar.
  6. Kërkesa konsiderohet në formë të shkruar edhe kur ajo dërgohet me faks ose në rrugë elektronike, me kusht që të tregojë qartë autorin e saj. Ligji mund të kërkojë që kërkesa të nënshkruhet me dorë.

Neni 59

Paraqitja e kërkesës

  1. Kërkesa paraqitet drejtpërdrejt në organin publik kompetent ose në çdo zyrë apo degë të tij. Kërkesa drejtuar një organi publik qendror mund të paraqitet edhe në çdo prefekturë, në territorin e së cilës pala ka vendqëndrimin, nëse organi publik qendror nuk ka zyrë ose degë në atë territor. 2. Kërkesa mund të paraqitet edhe në përfaqësitë diplomatike, zyrat konsullore të Republikës së Shqipërisë, në shtetin ku pala ka vendqëndrimin apo vendbanimin e saj. 3. Zyrat, degët, prefektura, përfaqësitë diplomatike apo zyrat konsullore ia dërgojnë pa vonesë kërkesën dhe, në çdo rast, brenda 48 orëve nga paraqitja e saj, organit publik kompetent dhe njoftojnë kërkuesin.                                                                                                                                                         4. Personat që shërbejnë në Forcat e Armatosura mund ta paraqesin kërkesën e tyre në komandën përkatëse ku kryejnë shërbimin, ndërsa personat e ndaluar apo që ekzekutojnë dënimin penal me burgim mund ta paraqesin atë pranë institucionit ku gjenden të ndaluar ose ku ekzekutojnë dënimin penal me burgim.                                                                                                                          5. Në përputhje me pikat 1 deri në 4, të këtij neni, kërkesa mund t’i paraqitet drejtpërdrejt organit publik brenda orarit zyrtar. Për paraqitjen e kërkesave verbale, organi publik mund të caktojë një orar të posaçëm brenda orarit zyrtar. Orari i posaçëm nuk është i zbatueshëm kur paraqitja e kërkesës lidhet me ndonjë afat që ecën në dëm të kërkuesit.                                                                                   6. Kërkesa me shkrim mund të dërgohet edhe me postë të porositur, mjete elektronike ose faks, drejtpërdrejt në adresën përkatëse zyrtare të organit kompetent, të cilit i drejtohet ose në kutinë postare të organit publik. Kërkesat urgjente mund të bëhen edhe me telefon, nëse është e mundur, sipas natyrës së kërkesës.                                                                                                                                          7. Këshilli i Ministrave përcakton me vendim organet publike dhe procedurat administrative, në të cilat paraqiten kërkesat me mjete elektronike dhe kërkesat teknike përkatëse. Kërkesat teknike duhet të jenë jodiskriminuese dhe t’i referohen produkteve dhe teknologjive përgjithësisht të disponueshme dhe ndërvepruese me produktet e teknologjisë së komunikimit dhe informacionit në përdorim të përgjithshëm. Çdo organ publik publikon kërkesat teknike në faqen e tij zyrtare të internetit.

Neni 57

Prezumime për llogaritjen e afateve

  1. Dita e paraqitjes së kërkesës, për efekt të llogaritjes së afateve procedurale që ecin në dëm të palës, konsiderohet ajo e:
  2. a) depozitimit të kërkesës në postë, kur kërkesa dërgohet me postë të porositur;
  3. b) depozitimit të kërkesës në kutinë postare të organit publik;
  4. c) paraqitjes së kërkesës në degët e institucionit, në prefekturë apo përfaqësitë diplomatike ose zyra konsullore;

ç) paraqitjes në komandën ose institucionin e ndalimit të personave;

  1. d) regjistrimit nga pajisja përkatëse për marrjen e mesazheve, nëse dokumenti elektronik dërgohet elektronikisht ose kërkesa në formë të shkruar dërgohet me faks. Ky komunikim nuk passjell humbjen e afateve. Nëse dokumenti i dërguar nuk është i lexueshëm, organi publik njofton pa vonesë dërguesin duke i kërkuar ta ridërgojë në një mënyrë tjetër të përshtatshme. Dita e parashikuar në pikën 1, të këtij neni, konsiderohet edhe si dita kur ka ndodhur ngjarja, për efekt të llogaritjes së afateve që ecin kundër organit publik.

Neni 53

Përcaktimi dhe shtyrja e afateve procedurale

  1. Afatet për kryerjen e një veprimi procedural nga palët, të quajtura në vazhdim “afatet procedurale”, përcaktohen nga ligji ose aktet nënligjore. 2. Përveçse kur parashikohet ndryshe në këtë Kod, nëse ligji ose aktet nënligjore nuk parashikojnë një afat të caktuar për kryerjen e një veprimi procedural, organi publik që kryen procedurën cakton me vendim të veçantë një afat të arsyeshëm, sipas çështjes konkrete dhe në përputhje me parimin e ushtrimit të ligjshëm të diskrecionit. 3. Afati procedural i caktuar nga ligji ose aktet nënligjore mund të zgjatet vetëm nëse kjo parashikohet shprehimisht nga ligji ose akti nënligjor, ndërsa afati i caktuar nga organi publik mund të zgjatet me kërkesë të justifikuar të palës së interesuar, të paraqitur përpara mbarimit të afatit.
  • Koordinatori

 Jona Sulaj

 

 

  • i gjelbër
  • Tel
  • Adresa        Rruga “Naim Frashëri”, Nr.37, Tiranë

 

  • Orari

       E hënë – E enjte: 08:00 – 16:30
       E premte: 08:00 – 14:00

 

  • Format kërkese / Shpjeguese (Hapat që duhet të ndiqen për të bërë një kërkesë për informim)
  • Modeli i Kërkesës (shkarko)
  • Çdo person gëzon të drejtën e njohjes me informacionin publik, pa u detyruar të shpjegojë motivet.
  • Çdo person ka të drejtë të njihet me informacionin publik, nëpërmjet dokumentit origjinal, ose duke marrë një kopje të tij në formën ose formatin që mundëson akses të plotë në përmbajtjen e dokumentit.
  • Kërkesa për informim bëhet me shkrim dhe dërgohet dorazi, me postë ose me postë elektronike, duke paraqitur saktë identitetin e kërkuesit dhe nënshkrimin e tij. Kërkesa për informim duhet të përmbajë:
  1. emrin dhe mbiemrin e kërkuesit;
  2. adresën postare ose elektronike ku kërkohet të dërgohet informacioni;
  3. përshkrimin e informacionit që kërkohet;
  4. formatin në të cilin preferohet informacioni;
  5. çdo të dhënë që kërkuesi gjykon se mund të ndihmojë në identifikimin e informacionit të kërkuar.
  • Çdo person, kur çmon se i janë shkelur të drejtat e parashikuara nga ky ligj, ka të drejtë të  ankohet në rrugë administrative pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në përputhje me këtë ligj dhe Kodin e Procedurave Administrative.
  • Ankimi administrativ pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale bëhet brenda 30 ditëve pune nga dita kur:
  1. ankuesi ka marrë njoftim për refuzimin e informacionit;
  2. ka kaluar afati i parashikuar në këtë ligj për dhënien e informacionit.

 

  • Kërkesa për informim trajtohet nga ana e Autoritetit Publik sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të  saj, përveç rasteve kur ligji i posaçëm parashikon ndryshe.
  • Kur kërkesa është e paqartë në lidhje me përmbajtjen dhe natyrën e saj, Autoriteti Publik kontakton menjëherë personin për të bërë sqarimet e nevojshme, por gjithnjë jo më vonë se 48 orë nga data e paraqitjes së kërkesës.
  • Në qoftë se pas shqyrtimit të kërkesës Autoriteti Publik konstaton se nuk e zotëron informacionin e kërkuar, ai, jo më vonë se 10 ditë kalendarike nga data e dorëzimit të kërkesës, ia dërgon atë Autoritetit kompetent, duke e vënë në dijeni edhe kërkuesin.
  • Shërbimet e administratës publike janë pa pagesë. Dhënia e informacionit mund të bëhet kundrejt një tarife, të përcaktuar më parë dhe të bërë publike nga Autoriteti Publik në faqen e tij të internetit dhe në mjediset e pritjes së publikut.
  • Qytetarët e regjistruar rregullisht në skemat e ndihmës shoqërore, si dhe subjektet përfituese, sipas ligjit nr. 10039, datë 22.12.2008, “Për ndihmën juridike”, të ndryshuar, e përfitojnë informacionin falas deri në një numër të caktuar faqesh për çdo kërkesë, ose në vlerën ekuivalente kur informacioni jepet në një format tjetër.
  • E drejta e informimit kufizohet vetëm sipas rasteve të parashikuara në nenin 17 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”.
  • Format ankese / Shpjeguese (Procedura e ankimit tek Komisioneri)
  • Formulari i Ankesës (shkarko)

Formularin e plotësuar, mund ta dërgoni pranë Zyrës së Komisionerit në adresën e-mail info@idp.al, dorazi ose nëpërmjet postës në adresën: Rr. Abdi Toptani, Tiranë,

Ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”

Neni 24

Procedurat për shqyrtimin e ankesave

  1. Çdo person, kur çmon se i janë shkelur të drejtat e parashikuara nga ky ligj, ka të drejtë të ankohet në rrugë administrative pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në përputhje me këtë ligj dhe Kodin e Procedurave Administrative.
  2. Ankimi administrativ pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale bëhet brenda 30 ditëve pune nga dita kur:
  3. a) ankuesi ka marrë njoftim për refuzimin e informacionit;
  4. b) ka kaluar afati i parashikuar në këtë ligj për dhënien e informacionit.
  5. Me marrjen e ankesës, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ia kalon atë strukturës që merret me të drejtën e informimit, e cila verifikon faktet dhe bazën ligjore të ankesës. Për këtë qëllim, ai mund t’u kërkojë ankuesit dhe Autoritetit Publik, kundër të cilit është bërë ankesa, të paraqesin parashtrime me shkrim, si dhe të informohet nga çdo person dhe burim tjetër. Kur e sheh të nevojshme, Komisioneri zhvillon një seancë dëgjimore publike me pjesëmarrjen e palëve.
  6. Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale merr vendim për ankesën brenda 15 ditëve pune nga dita kur është dorëzuar ankimi.
  7. Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale vendos:
  8. a) mospranimin e ankesës kur:
  9. i) ka kaluar afati i parashikuar në pikën 2 të këtij neni;
  10. ii) ankimi nuk paraqitet në formë shkresore;

iii) nuk tregohet emri dhe adresa e ankuesit;

  1. b) pranimin e ankesës dhe urdhërimin e autoritetit publik për të dhënë informacionin e kërkuar, në mënyrë të plotë ose të pjesshme;
  2. c) rrëzimin e ankesës, pjesërisht ose tërësisht;

ç) afatin, brenda të cilit Autoriteti Publik duhet të zbatojë urdhrin.

  1. Në qoftë se Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale nuk merr vendim përpara mbarimit të afatit të parashikuar në pikën 4, të këtij neni, ankuesit i lind e drejta për t’iu drejtuar gjykatës.
  2. Procedura administrative e parashikuar në këtë nen nuk cënon kompetencat e Avokatit të Popullit, lidhur me mbikëqyrjen dhe zbatimin e të drejtave civile, sipas ligjit nr. 8454, datë 04/02/1999, “Për Avokatin e Popullit”.

(* ASCAP nuk ofron sponsporizime ne baze të ligjit nr.7892, datë 21.12.1994 ”Për sponsorizimet”, neni 3, ku është e përcaktuar se “Subjektet buxhetore ose ato që përfitojnë financime buxhetore nuk mund të jenë sponsorizues”)

  • Dokumente që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara (*ASCAP nuk tarifon pagesë për shërbimet e saj).
  • Lista e kontratave të lidhura (përfshirë shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe  përshkrimin e shërbimeve) (* ASCAP prokuron Blerje të Vogla)

Regjistri i parashikimeve të prokurimit publik

Regjistri i realizimeve të prokurimit publik

Lista e Shërbimeve* që ofron ASCAP, përfshirë:

  • Tarifat përkatëse (nëse ka),
  • formular aplikimi,
  • afati kohor,
  • procedurë ankimimi,
  • standardet për cilësinë e shërbimit

*ASCAP nuk ofron shërbime

    • Njoftimi dhe konsultimi publik
    • Komente/Rekomandime/Opinione të palëve të interesuara/grupe interesi*
    • Shqyrtimi i komenteve dhe rekomandimeve*
    • Raportet vjetore për transparencën në procesin e vendimmarrjes*
    • Procedura/mekanizma për të dhënë mendime lidhur me hartimin e politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të KDIMDP*
    • Emër mbiemër të koordinatorit për konsultimin publik, adresë postare/elektronike

    *ASCAP nuk ka iniciativë për propozimin e akteve ligjore.

  • Ndihma shoqërore/subvencioneve të dhëna nga KDIMDP

*Kategoritë dhe format e ndihmës shoqërore/subvencioneve

*Procedura për të përfituar ndihmën shoqërore/subvencionet dhe dokumentacioni përkatës për aplikim

*Procedura e ankimimit*