HISTORIKU
Instituti i Zhvillimit të Arsimit, IZHA, është institucion i ri, i krijuar si institucion publik, në varësi të Ministrit të Arsimit dhe Sportit, mbi bazën e Institutit të Kurrikulave dhe Trajnimit në mars të vitit 2010, por zanafilla e këtij institucioni, me atribute ekspertimi, këshillimi dhe studimi në arsim, nis shumë më herët, që nga viti 1965. Në këtë vit, themelohet në Tiranë Instituti i Studimeve dhe Botimeve që funksionoi kryesisht si drejtori e botimeve shkollore, fillimisht me 5 dhe më pas me 10 specialistë. Në 1970, ngrihet si institucion më vete Instituti i Studimeve Pedagogjike, i cili, fillimisht u organizua në 3 sektorë shkencorë dhe më pas u riorganizua në vitin 1983 në 7 sektore shkencore.
Instituti i Studimeve Pedagogjike funksionoi deri në vitin 2003 dhe luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimin e arsimit në Shqiperi. Në shtator të vitit 2003 Instituti i Studimeve Pedagogjike, me qëllim specializimin më të ngushtë institucional, u nda në dy institucione të reja të pavarura: Instituti i Kurrikulave dhe Standardeve (IKS) dhe Qëndra e Trajnimit dhe Kualifikimit për Arsimin (QTKA). Të dyja këto institucione të reja realizonin së bashku detyrat e Institutit të Studimeve Pedagogjike në dy fusha bazë të veprimtarisë së tij, atë të zhvillimit të kurrikulave dhe të trajnim – kualifikimit të stafit arsimor.
Për shkak të kërkesës së një bashkerendimi më të mirë midis këtyre veprimtarive arsimore dhe në kuadër të reformave në arsim, në tetor të vitit 2007, u ngrit Instituti i Kurrikulave dhe Trajnimit(IKT) i organizuar në dy drejtori: drejtoria e Zhvillimit te Kurrikules dhe Standardeve dhe drejtoria e Trajnim-Kualifikimit. IKT dha një kontribut me vlerë në kryerjen e reformave arsimore të kësaj periudhe si psh reforma e gjimnazit, reforma e trajnim-kualifimit, lidhjen dhe bashkëpunimin e institucionit me organizma të tjerë analoge jashtë vendit.
Në muajin mars të vitit 2010, për të zgjeruar misionin e IKT përtej çështjeve të kurrikulës dhe të trajnimit në arsimin parauniversitar, për të reflektuar më mirë ndaj objektivave të zhvillimit të arsimit shqiptar dhe për të mbështetur politikat arsimore dhe reformat në të gjitha nivelet e arsimit, u krijua Instituti i Zhvillimit te Arsimit, (IZHA), i organizuar në drejtori dhe sektorë që i përgjigjen më mirë zhvillimeve të reja arsimore. Instituti tashmë ka zgjeruar fushën e vet të veprimtarisë shkencore. Ai funksionon mbi bazën e tri drejtorive: Drejtoria e Kurrikulës, Standardeve dhe Kualifikimit; Drejtoria e Didaktikës dhe Teknologjive në Mësimdhenie dhe Drejtoria e Zhvillimit të Politikave Arsimore.
STATUTI DHE RREGULLORJA
.
MISIONI DHE VLERAT
Misioni i IZHA-s është qe t’u ofrojë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe institucioneve arsimore të të gjitha niveleve ekspertize dhe këshillim me nivel tëë profesional, të mbështetur në rezultatet e punës kërkimore-studimore dhe praktikës së arsimit.
Profesionalizmi
Prirja drejt së resë e progresives
Cilësia
Bashkëpunimi
Objektiviteti
Përgjegjshmëria
VKM për krijimin e IZHA-s
VENDIM
Nr. 67, datë 10.2.2010
PËR KRIJIMIN E INSTITUTIT TË ZHVILLIMIT TË ARSIMIT (IZHA)
Në mbështetjë të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10 te ligjit nr.9000, datë 30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave“, me propozimin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Krijimin e Institutit të Zhvillimit të Arsimit (IZHA), si institucion publik, në varësi të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, mbi bazën e Institutit të Kurrikulavë dhë Trajnimit (IKT).
Misioni i IZHA-së është që t’u ofrojë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe institucioneve arsimore të të gjitha nivelevë ekspertizë dhe këshillim me nivël të lartë profesional, të mbështetur në rëzultatët e punës kërkimore-shkencorë studimore dhe praktikës së arsimit.
Instituti i Zhvillimit të Arsimit ka për detyrë:
t’u ofrojë ekspertizë strukturavë politike përbërëse dhe vëndimmarrësë për politikat arsimorë dhe rëformat në fushën e arsimit;
të zhvillojë punë kërkimorë-studimorë dhe të ofrojë ekspërtizë e këshillim për institucionët arsimorë të të gjitha niveleve, në fushat e përmbajtjes kurrikularë, didaktikës dhe përdorimit të teknologjive moderne në mësimdhënie, si dhe drejtimin dhe menaxhimin e shkollës dhe arsimit në tërësi;
të mbështesë MASH-in në hartimin e studimevë/analizavë periodikë, të cilat shërbëjnë si bazë për hartimin e politikavë dhe të strategjivë në fushën e arsimit të të gjitha niveleve;
të ofrojë këshillim për nxënësit dhë qytetarët në fushën e arsimit të të gjitha niveleve;
të zhvillojë mëtodologji për sigurimin e cilësisë e vlërësimin e institucioneve të arsimit paraunivërsitar, si dhe programet e tyre mësimore;
të zhvillojë programe dhe standarde për kualifikimin e mësuësve, profesoratit dhe të drejtuesve të institucioneve arsimorë;
të zhvillojë metodologji dhe standarde per tekstet mësimore;
të zhvillojë veprimtari informative për institucionet, nxënësit, studentët, punëdhënësit dhe punëmarrësit;
të kryejë edhe detyra të tjera, të ngarkuara nga MASH-i dhe qeveria, brënda misionit të tij.
Statuti dhë rrëgullorja e funksionimit të IZHA-së miratohen nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës.
Drejtuesi i IZHA-së emërohët, lirohet a shkarkohet nga detyra me urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara ne vendimin nr.173, datë 7.3.2003 të Këshillit të Ministravë “Për emërimin, lirimin osë shkarkimin nga detyra të drëjtuesvë të institucioneve në varësi të Këshillit të Ministravë, Kryeministrit osë të ministrit“.
Marrëdhëniet e punës së punonjësve të IZHA-së rregullohen në bazë të Kodit të Punës së Rëpublikës së Shqipërisë.
Numri i punonjësve të IZHA-së të jëtë i përfshirë në numrin e përgjithshëm të punonjësvë të sistëmit të Ministrisë së Arsimit dhë Shkëncës.
Për punonjësit, që, pas riorganizimit, humbasin vëndët e punës, të zbatohën dispozitat e Kodit të Punës.
IZHA-ja është institucion buxhetor, që financohet nga Buxhëti i Shtëtit, miratuar për Ministrinë e Arsimit dhë Shkencës.
Buxhëti i planifikuar për Institutin e Kurrikulavë dhë Trajnimit, si dhë të gjitha asetet e tij i kalojnë IZHA-së.
Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkences për zbatimin e këtij vendimi.
Vendimi nr.418, datë 11.7.2007 i Këshillit të Ministravë “Për krijimin ë Institutit të Kurrikulave dhe të Trajnimit“, shfuqizohet.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI
Sali BERISHA
PJESEMARRJE DHE ANëTARëSIME
CIDREE është Konsorcium i Institucioneve për Zhvillimin dhe Kërkimin e Arsimit në Europe (Consortium of CIDREE është Konsorcium i Institucioneve për Zhvillimin dhe Kërkimin e Arsimit në Europë (Consortium of Institutions for Development and Research in Education in Europe). Institucionet që bëjnë pjesë në rrjetin e tij luajnë një rol të rëndësishëm në fushën e zhvillimit të kurrikulës dhe/ose kërkimeve në fushën e arsimit në vendet e tyre.
CIDREE është ngritur në 1990 me synimin për të vendosur lidhje të ngushta ndërmjet sistemeve arsimore evropiane.
Misioni i CIDREE është:
- të kontribuojë në cilësinë e institucioneve antare nëpërmjet lidhjeve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojës dhe ekspertizës në nivel të lartë;
- ta bëjë CIDREE-në një rrjet me influence, dinamik dhe te përgjegjshëm, që mbështet interesat individuale dhe interesat e përbashkëta të antarëve të vet;
- të paraqesë interesat e institucioneve anëtare në organizatat dhe rrjetet e tjera Evropiane dhe ndërkombëtare.
CIDREE organizon veprimtari të tilla, si: vizita studimore, takime të eksperteve për shkëmbimin e përvojës dhe informacioneve. Ai organizon projekte të bashkëpunimit në nivel ndërkombëtar, të propozuara nga vendet antare dhe që shërbejnë si mjete për kërkimin dhe zhvillimin e arsimit.
IZHA çon në CIDREE ekspertizën, veprimtaritë e veta, pyetjet, nevojat dhe pritshmeritë, komente, përgjigje, ide dhe materiale, të cilët ndihmojnë në funksionimin e mirë të këtij konsorciumi.
Programi eshte nje program i Keshillit te Europes qe synon zhvillimin profesional te mesuesve dhe punonjesve te arsimit.
Ai perfshin tre fusha kryesore veprimtarish:
- Workshope Europiane te organizuara ne Shtetet Anetare
- Seminare Europiane te organizuara ne Akademine e Bad Wildbad
- Module Europiane per trajnimin e trajnereve.
Programi, i ndertuar mbi traditen e gjate te administratoreve te trajnimit te mesuesve ne Keshillin e Europes, synon t’u pergjigjet sfidave te Takimit te Trete te Krereve te Shtetit dhe Qeverise me 2005. Drejtuesit ne kete takim kerkuan nga Keshilli i Europes perpjekje te perbashketa per te siguruar qe vlerat si respektimi i te drejtave te njeriut, demokracia dhe mbizoterimi i ligjit te jene ne qender te sistemeve tona arsimore. Ata theksuan rolin kyç te trajnimit te mesuesit ne kete proces.
Programi PESTALOZZI eshte i konceptuar si nje mjet per njohjen e rendesise se arsimit dhe trajnimin e mesuesit ne veçanti, per mbeshtetjen e trajnereve, mesuesve dhe aktoreve te tjere te arsimit, ne rolin e tyre si profesioniste ne shoqerine heterogjene e multikulturore, gjithnje ne rritje, ne te cilen jetojme. Ai mundeson qe mesuesit te punojne se bashku ne projekte me interes tematik dhe pedagogjik duke kontribuar ne forcimin e marredhenieve personale e profesionale ne gjithe kontinentin si edhe ndergjegjesimin e rolit te tyre te rendesishem arsimor per te promovuar respektin per te drejtat e njeriut, demokracine dhe zbatimin e ligjit.
Java e Edukimit Global (Global Education Week) u organizua per here te pare ne vitin 1999 nga North-South Centre e Keshillit te Europes. Ne kete aktivitet u promovuan aktivitete shkollore per vendet anetare, me synim tejkalimin e varferise dhe perjashtimin shoqeror. Qe atehere, si pasoje edhe e mbeshtetjes prej vendeve pjesemarrese, North-South Center i fton te 47 vendet anetare te Keshillit te Europes te marrin pjese çdo vit ne Javen e Edukimit Global.
Java e Edukimit Global inkurajon nxenes, mesues dhe grupe te rinjsh te vene ne jete aktivitete edukuese per qytetarine globale. Synimi kryesor eshte trajtimi i çeshtjeve qe kane te bejne me ndryshimet dhe pabarazine si ne nivel vendor, ashtu dhe ne nivel global. Qytetaria globale kuptohet si:
- Ndergjegjesim per boten sa me gjere dhe per rolin tone si qytetare te botes;
- Respekt per ndryshimet dhe aftesite e komunikimit nderkulturor;
- Aftesia per te ndermarre veprime per ta bere boten nje vend me te
barabarte e me te qendrueshem; - Pergjegjesi per veprimet tona.
Gjate Javes se Edukimit Global, te rinjte, mesuesit kujdestare dhe gjithe mesuesit e tjere punojne per hartime projektesh mbi edukimit global ne shkollat perkatese per trajtimin e perjashtimit, pabarazise dhe globalizimit. Tema e Javes se Edukimit Global per vitin 2010 eshte “Paqe dhe jo-dhunes per femijet e botes”.
SEECEL (South East European Centre for Entrepreneurial Learning) eshte nje institucion rajonal qe ka si mision te zhvilloje sistemin e edukimit te sipermarrjes per gjate gjithe jetes dhe kompetencen e sipermarrjes si kompetence kyçe ne 8 vendet e Evropes Jug Lindore te cilat jane vende kandidate per tu anetaresuar ne BE. SEECEL zhvillon veprimtarine e vet ne perputhje me politikat dhe rekomandimet e Bashkimit Evropian ne fushen e zhvillimit te te nxenit te sipermarrjes per gjate gjithe jetes.
Vendet anetare te SEECEL jane:
- Shqiperia
- Bosnje Hercegovina
- Kroacia
- Kosova
- Maqedonia
- Mali i Zi
- Serbia
- Turqia
Te gjitha vendet e rajonit kane te njejtin status ne qeverisjen, procesin dhe veprimtarite e SEECEL. Si nje institucion rajonal, SEECEL qeveriset nga nje komitet drejtues i cili perfaqesohet me dy anetare nga çdo vend, nje perfaqesues nga Ministria e Arsimit dhe nje perfaqesues nga Ministria e Ekonomise, ne perputhje me kerkesat e kartes per Biznesin e Vogel per Evropen (SBA-Small Business Act for Europe).
Qe ne vitin 2013, 15 institucione pilot nga Shqiperia dhe perkatesisht 8 shkolla 9-vjeçare, 4 shkolla te mesme te pergjithshme, 2 universitete dhe IZHA, po zbatojne projektin rajonal per pilotimin e kompetences se sipermarrjes ne te gjitha nivelet e edukimit.
IZHA si institucion lider anetar i rrjetit te SEECEL ka pergjegjesine e koordinimit te institucioneve pilot nga Shqiperia si dhe krijimin e qendrueshmerise per politikat qe lidhen me kompetencen e sipermarrjes.
Instituti Zhvillimit te Arsimit ne bashkepunim me “Shkollen per Menaxhimin ne Arsim” ne Hollande eshte bere pjese e programit “Trajnimi i drejtuesve ne arsim” (2010 – 2012) perkrah vendeve te tjera te rajonit si Mali i zi, Serbia, Maqedoni, Bosnje-Hercegovine dhe Kosove.
Shkolla per Menaxhimin ne Arsim ne Hollande eshte themeluar qe ne vitin 1989, si rezultat i bashkepunimit te pese universiteteve. Veprimtaria kryesore e saj eshte ofrimi i shkolles Master ne fushen e menaxhimit ne arsim, e cila zgjat 2 vite, si dhe zhvillimi i programeve ne fushen e menaxhimit ne arsim. Misioni i ketij institucioni eshte kontributi ne permiresimin e cilesise ne arsim permes profesionalizimit te drejtuesve te shkolles.
Projekti “Trajnimi i drejtuesve ne arsim” eshte i fokusuar ne shperndarjen e pervojes se krijuar me pare, me zhvillimin e programeve trajnuese per menaxhimin ne arsim ne shtete si Bullgaria, Kroacia dhe Rumania, ne gjashte vende te tjera te Europes juglindore. Ky projekt financohet nga IPS-CROSS (Ministria e Ekonomise ne Hollande).
Stafi qe do te mundesoje dhe lehtesoje trajnimin e pjesemarresve do te jete ai i trajnuar me pare ne Bullgari, Kroaci dhe Rumani si dhe pjesetare nga shkolla per Menaxhimin ne Arsim ne Hollande.
- Identifikimi dhe vleresimi i nevojave ne gjashte shtetet e perfshira ne projekt;
- Perzgjedhja e 4-5 pjesemarresve nga secili vend per te qene trajnere ne fushen e menaxhimit ne arsim;
- Seancat trajnuese te fokusuara ne permbajtjen dhe metodologjine e trajnimit per drejtues te shkollave;
- Zhvillimi dhe hartimi i materialeve trajnuese, planeve dhe metodologjise per vleresimin e drejtuesve;
- Zhvillimi i infrastruktures per menaxhimin e trajnimeve;
- Organizimi i vleresimeve te programit
Programi synon ngritjen e kapaciteteve ne nivel kombetar dhe zhvillimin e materialeve lidhur me drejtimin e shkolles. Objektivi kryesor ka te beje me trajnimin e trajnereve per programin e shkolles se drejtuesve te shkollave, zhvillimin e ketij programi si dhe hartimin e materialeve trajnuese. Aktivitetet qe parashikon projekti jane:
Deri tani eshte realizuar faza e pare e programit qe perfshin identifikimin e nevojave si dhe perzgjedhjen e pjesemarresve ne kete program. Faza e dyte e programit (viti 2011) perfshin seminaret trajnuese, shperndarjen e eksperiencave mes pjesemarresve, ndertimin e kapaciteteve trajnuese si dhe krijimin e moduleve trajnuese. Faza e trete (viti 2012) perfshin vazhdimin e sesioneve trajnuese, prodhimin e materialeve, pergatitjen vendosjes se infrastruktures se nevojshme si dhe shperndarjen ne vendet e perfshira ne program. Pjesemarresit ne kete program jane zgjedhur me kritere te percaktuara qarte qe perfshijne: Anglishte te folur dhe te shkruar ne nivel te larte, eksperience deri ne 5 vjet ne fushen e trajnimit ne edukim, aftesi ndervepruese si dhe gatishmeri per t’u perfshire ne program ne nje periudhe 2 vjeçare.
Deri tani programi po ecen sipas axhendes se parashikuar. Me mbeshtetjen e Ministrise se Arsimit dhe Shkences programi do te kete angazhimin total te te gjithe aktoreve pergjegjes per te arritur rezultatin e parashikuar.
ORGANIGRAMA
