Misioni i kesaj drejtorie eshte te zhvilloje pune kerkimore-studimore, te zhvilloje kurrikula te arsimit parauniversitar dhe te ofroje ekspertize e keshillim per institucionet arsimore te te gjitha niveleve. Gjithashtu, kjo drejtori eshte e ngarkuar edhe me objektivin e zhvillimit dhe ofrimit te programeve dhe standardeve ne fushen e zhvillimit profesional te personelit arsimor.

Drejtoria e Kurrikulës, Standardeve dhe Kualifikimit

Detyrat

  • Të analizojë, zhvillojë dhe rishikojë dokumentet e rendësishme si: korniza kurrikulare, programet lëndore, standardet sipas fushave kurrikulare.
  • Të hartojë dhe botojë dokumentet kurrikulare për arsimin parauniversitar, si edhe materiale mbeshtetëse për zbatimin e dokumenteve kurrikulare.
  • Të analizojë, zhvillojë dhe rishikojë standardet e zhvillimit profesional të mësuesve dhe drejtuesve, vlerësimin e nevojave për zhvillim profesional, programet kombëtare dhe materialet mbeshtetëse për zhvillimin profesional të personelit arsimor.