IZHA në bashkëpunim me Qendrën Europiane të Gjuhëve Moderne në Graz, Austri zhvilloi një workshop dinamik për lidhjen e testeve dhe provimeve të gjuhëve të huaja me Kuadrin e Përbashkët Europian të Referencës për Gjuhët (CEFR). Trajnimi 3-ditor (13-15 Shkurt 2018) u zhvillua nga ekspertët José Noijons dhe Rita Juknevičienė. Pjesëmarrësit në workshop ishin hartues të testeve dhe provimeve për gjuhët anglisht, frengjisht, gjermanisht dhe italisht.